“21 janari”/ “Qëlloni mbi turmën”, Artan Hoxha del nga SPAK: Nëse të shtënat do të zgjasnin 30 sekonda, aty do të ishte bërë masakër

3 Tetor 2024, 13:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Artan Hoxha

Pas daljes nga SPAK, foli për mediat gazetari Artan Hoxha. Ai ishte sot për të dorëzuar tek hetuesit e 21 janarit, kasetën me audio regjistrimet ku dëgjohen komunikimet e gardistëve më 21 janar dhe urdhrat për të qëlluar mbi protestuesit. Hoxha thekson se nëse ato të shtëna do zgjasnin më shumë se 7 sekonda do kishte ndodhur një masakër.

Ai u shpreh se komunikimi mes tyre është shumë i ftohtë, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Hoxha shton se komunikimi është regjistruar me diktofon nga dikush që kishte akses në kanalin e komunikimit mes zyrtarëve të lartë.

Gjykata atëherë vendosi se gjithçka ndodhi nga pakujdesia dhe nuk kishte komunikim. Kaseta, me anë të saj vërtetohet komunikimi, por komunikimi është rutinë, në momentin pas vrasjes më duket shumë i ftohtë, sikur nuk ka ndodhur asgjë. U regjistrua me diktofon, nga dikush që kishte akses në kanalin ku komunikonin zyrtar të lartë të Gardës. Nëse të shtënat do të zgjasnin 30 sekonda, aty do të ishte bërë masakër”, tha ai.

Video