Superjahti i oligarkut rus sekuestrohet në Itali, çfarë e lidhte më Shqipërinë

12 March 2022, 19:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Superjahti i oligarkut rus sekuestrohet në Itali, çfarë e
Jahti i oligarkut rus, Andrey Igorevich Melnichenko gjatë furnizimit me karburant në Sarandë

Autoritetet italiane kanë sekuestruar në Trieste një jaht me vlerë 530 milionë dollarë, i cili gjatë muajve të verës u bë lajm e u shit në Shqipëri si sukses i politikave të qeverisë për të tërhequr turizmin elitar.

Në fakt, jahti i oligarkut rus, Andrey Igorevich Melnichenko u parkua në Sarandë vetëm për t’u mbushur me karburant, duke përfituar nga një vendim i Qeverisë që ja shiste pa akcizë.

Mjeti i quajtur “SY A” është ndër më të mëdhenjtë në botë të këtij lloji. Në Itali ai u sekuestrua në portin e Triestes pasi kapej nga sanksionet e perëndimit ndaj Rusisë për shkak të konfliktit në Ukrainë.

Në lidhje me këtë ka ironizuar deputeti Erion Braçe.

“Mooos! Si nuk do i shesim naftë pa taksë këtë verë në Sarandë këtij oligarkut rus?! Italianët ja paskan sekuestruar jahtin 530 mln dollarë, që u bë mburrja jonë në gjiun e Sarandës vit për vit. Ja ç’na bëri lufta!”, thotë Braçe.

 

 


Video