“Babë e bir” në protestë, Flor Binaj dhe Xhoda thirrje artistëve: Bashkohuni me popullin

12 March 2022, 12:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Babë e bir” në protestë, Flor Binaj dhe Xhoda
Flor Binaj dhe Xhoda thirrje artistëve: Ftoj artistët të dalin

Dita e katërt e protestës së qytetarëve përpara Kryeministrisë, të cilët po kërkojnë uljen e çmimit të naftës dhe produkteve ushqimore.

Mes tyre është edhe aktori Flor Binaj, i cili i ka bërë thirrje të gjithë artistëve në Shqipëri të bashkohen në protestë për të ardhmen e fëmijëve.

“Unë jam kritikuar shumë se kam qenë ndër të vetmit artistë që kam dal të protestojë. Do doja shumë që ashtu si na u bashkua Marin Mema të na baashkohen shum figura publike në Shqipëria”, tha Flori.

Më tej ai zbuloi se nuk është vetëm, por sot në protestë ka ardhur edhe Xhoda, me të cilin janë një dyshe e pandarë përmes roleve të “Babait e djalit”.

“Jam pjesë e kësaj proteste se kjo është pjesë e popullit, ashtu si shoku im i ftoj artistë të dalin, tha Xhoda.

 


Video