SPAK përfundon hetimet për koncesionin e sterilizimit, komunikon akuzat për të pandehurit

15 Mars 2024, 10:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Klodian Rrjepaj, Ilir Beqaj, Ilir Rrapaj

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion mbyll hetimet për dosjen “Sterilizimi”.

Aktualisht SPAK po u komunikon akuzën Klodjan Rjepajt, Ilir Rrapajt, Saimir Kadiut, Marsela Serjanajt, Arben Gjatës, Naile Ajazit, Genc Byrazerit dhe Petri Mersinit.

Më pas dosja do t’i referohet GJKKO, e cila do vendosë nëse do e kalojë atë për gjykim, do pushojë çështjen, apo nëse do ia rikthejë SPAK për plotësime.

Akuza e “shpërdorimit të detyrës” do i komunikohet të hënën ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Sot ishte afati i fundit i SPAK për mbylljen e hetimeve për dosjen “Sterilizimi”.

Video