“24 orë ujë të pijshëm”, turpi elektoral, edhe me vendim gjykate...
10 Prill, 22:24Fokus
Një aksident ka ndodhur gjatë mesnatës në aksin Lezhë-Laç në afërsi të fshatit Spiten.
Në aksident janë përshirë dy makina dhe në njërin nga automjetet janë gjetur të lënduar rëndë dy shtetas të huaj.
Ata janë dërguar në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore e me pas drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Ndërsa në mjetin tjetër nuk është gjetur asnjë person.
Policia është vënë në kërkim të ndonjë personi i cili mund të jetë lënduar ose edhe mund të jetë larguar nga vendi i ngjarjes.
Po ashtu ka nisur hetimi për të zbuluar shkaqet e plota të këtij aksidenti.