SPAK merr 10 orë në pyetje Qynon, agjentët e BKH-së i kontrollojnë shtëpinë dhe zyrën

13 December 2023, 21:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SPAK merr 10 orë në pyetje Qynon, agjentët e BKH-së i
Elton Qyno / Makina e BKH pranë banesës së gazetarit Qyno

Detaje të reja janë zbardhur nga marrja në pyetje në SPAK e gazetarit Elton Qyno.

Prej më shumë se 10 orësh, qyno ka qëndruar në ambientet e SPAK ku është pyetur nga prokurori, dyshohet lidhur me disa publikime të bëra prej tij në media, që konsiderohen si sekret hetimor.

Mësohet se pasi është marrë në pyetje, gazetari Qyno është shoqëruar në banesën e tij nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit të cilët i kanë kontrolluar banesën dhe zyrën.

Kontrolle pritet të kryhen edhe në ambientet e “Ora News”, megjithatë nuk është konfirmuar ende nëse hetuesit kanë mbërritur në televizionin ku punon Qyno.


Video