Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
I gjithë territori i vendit është përfshirë këtë të mërkurë nga një mot i paqëndrueshëm me vranësira të dendura, por pa reshje.
Situata do të përkeqësohet gjatë ditës së enjte ku që në orët e para të ditës nuk do të mungojnë reshjet e shiut, fillimisht në veriperëndim e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit.
Reshjet pritet të jenë me intensitet mesatar deri të lartë dhe hera-herës në formën e shtrëngatave.
Në zonën e Alpeve dhe verilindje në lartësinë mbi 700 metra dhe në juglindje në lartësinë mbi 800 metra në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të ketë reshje bore me intensitet të ulët.