SKANDALI tek Onkologjiku/ Mjeku Edmond Gashi dhe vajza e tij i kthehen qytetarëve: Të q**sha r*bt, s’do ngelni pa e marrë hakun!

27 June 2024, 13:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SKANDALI tek Onkologjiku/ Mjeku Edmond Gashi dhe vajza e tij i kthehen
Edmond Gashi/ Vazja

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën arrest shtëpie për mjekun Edmond Gashi që doli në dosjen e skandalit të Onokologjikut, ku pacientëve me tumor iu zhvatnin paratë duke mos i mjekuar në shtet, por i çonin në klinikën private të Gashit

Pas përfundimit të seancës, mjeku Gashi ka dalë nga ana e pasme gjykatës, aty ku kalojnë vetëm gjyqtarët e prokurorët, për të shmangur përballjen me gazetarët.

Qytetarët janë irrituar shumë nga ky lajm, pasi shumë prej tyre e kanë përjetuar vetë këtë situatë.

Njëri prej tyre ka shfryrë në facebookun e vetë mjekut, i cili nuk ka duruar dot dhe i është kthyer qytetarit me fjalët “Të q*fsha robt”. 

SKANDALI tek Onkologjiku/ Mjeku Edmond Gashi dhe vajza e tij i kthehen
Foto e marre nga JOQ

Vajza e madhe e doktorit që mban emrin e klinikës private e cila u sekuestrua pasi ishte “vatra” e burimit të parave të familjes që rridhnin nga xhepat e pacientëve me kimio, është kapur “dhëmbë për dhëmbë” me qytetarët.

Komentet e saj janë vënë re nga qytetarët të cilët i janë kthyer pa ia lënë mangut duke e kritikuar për gjuhën e përdorur.

Sot në gjykatë Gashi tha se ka bërë thjesht punën e tij pa dhënë komente të mëtejshme për gazetarët.



Video