VIDEO-LAJM/ “Ik o hajdut ik”, mjeku Edmond Gashi ia mbath vrapit pas daljes nga Gjykata! (Shikoni PAMJET)

27 June 2024, 12:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO-LAJM/ “Ik o hajdut ik”, mjeku Edmond Gashi ia mbath vrapit pas
Edmond Gashi

Mjeku i Onkologjikut Edmond Gashi ka ikur me vrap nga ambientet e Gjykatës, pasi togat e zeza lanë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj tij.

Edmond Gashi akuzohet se drejtonte pacientët me kancer nga spitali i QSUT tek klinika e tij private “Megis” tek zona e Astirit.

Mjekët e punonjësit e spitalit “Onkologjik” kishin ngritur një skemë mashtrimi e abuzimi, ku për të fituar shuma të majme monetare, linin pa shërbim pacientët me sëmundje tumorale, në mënyrë që ata të drejtoheshin tek klinika private.

Video e siguruar nga VoxNews

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VOX News (@voxnews.al)


Pjesë e kësaj skeme ishin: Edmond Gashi, mjek pranë Spitalit Onkologjik, Emiljano Lela, koordinator pranë Spitalit Onkologjik, Alketa Ymeri (Pere), Mjeke pranë Spitalit Onkologjik, Brikena Qirjazi zëvendësdrejtoreshë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, në bashkëpunim me pronarin e klinikës private “Megis”, që është në administrim të Halil Gashit, Florian Marku, administratori i farmacisë 'Flori Farma’ dhe Drilona Kishta.

Sipas dosjes së siguruar nga VoxNews, nëse një pacient kërkonte të merrte shërbim pranë Onkologjikut, mjekët i flisnin për radhë të gjata dhe i orientonin për në klinikën “Megis”.

Medikamentet shiteshin kontrabandë të dyshuara dhe të falsifikuara, duke rënduar kështu situatën. Disa prej barnave ishin marrë na departamenti i Onkologjisë.

Kur një pacient kërkonte dozën tek Onkologjiku, i jepej një sasi e vogël, pjesa tjetër gjendjej në klinikën “Megis”.

Gjithashtu në spitalin “Nënë Tereza” ka qenë i vendosur dhe burimi i kobaltit që ishte lënë jashtë kushteve të përdorshmërisë duke u kthyer në një burim rreziku për pacientët.

Përgjimet dhe bisedat mes mjekëve dhe bashkëpunëtorëve nuk nxorrën në pah vetëm paligjshmërinë që po zhvillohej në këtë spital, por edhe neglizhencën e mungesën e humanitetit që bluzat e bardha tregonin ndaj të sëmurëve.

Një prej rasteve është ai kur pacientët kishin temperaturë, ndërsa mjeku Gashi shfaqet totalisht moskokëçarës ndaj këtij fakti.

Në të tjera mesazhe dallohet paniku i shtuar tek pacientët e sëmurë që i dërgonin me urgjencë tek klinika private në mënyrë që të operoheshin aty dhe tu merreshin paratë, pavarësisht shanseve që kishin për të mbijetuar.

Bisedat ku mjekët ishin të interesuar dhe detajistë janë ato për pazaret nën duar si dhe pushimet që do të bënin me paratë e fituara.


Video