Skandali me PRONAT në Durrës, një prej të arrestuarve ish-kandidat i PS-së për deputet, i shpëtoi një atentati në lokalin e “Noizy”!

12 Prill 2024, 12:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pesë persona janë arrestuar, ndërsa dy të tjetër janë në kërkim pasi akuzohen se bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar dokumentet e një toke me sipërfaqe 151 000 m2, në lagjen nr. 15, Durrës.

Në pranga ka rënë edhe ish-kandidati i PS-së në Durrës, Ardit Kërtusha 33-vjeç, ish-kryetar i FRESSH.

Ardit Kërtusha kandidoi për kryetar të PS Durrës në 2020 dhe më pas u tërhoq nga gara, në zgjedhjet e 25 prillit iu bashkua publikisht Lulzim Bashës.

Skandali me PRONAT në Durrës, një prej të arrestuarve

Më 16 maj të 2022, Ardit Kërtusha i shpëtoi një atentati në një lokal të frekuentuar në zonën e Currilave në Durrës në pronësi të këngëtarit Noizy.

Ardit Kërtusha, së bashku me Leonard Kadrimin dhe M. Z. në kërkim dyshohet se duke shpërdoruar detyrat në ASHK Durrës, kanë lehtësuar tjetërsimin e pasurisë së paluajtshme’.

Ardit Kërtusha, 33 vjeç dhe Gjovalin Ndoci, 44 vjeç, të dy banues në Durrës, akusohen për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

'Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit Ardit Kërtusha, i biri i Islam dhe i Merita, I dtl.12.01.1991, lindur në Durrës dhe banues në Lagja nr.15, Rruga “Aleksandër Goga” Durrës, me shtetësi Shqiptare, me arsim të lartë, gjendje familjare I martuar, gjendje gjyqësore I padënuar, ID nr.J10112072A, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Mashtrimi” dhe “Pastrimi I produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuara nga nenet 143/3 e 25 dhe 287/2 germa”a” të Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg”  parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale'- njofton prokuroria.

Video