“S’ja ndjen k*** shumë atij o lale”/ Zbardhen përgjimet për dy inspektorët që u hetuan për korrupsionin me një viç të therur

27 May 2023, 14:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“S’ja ndjen k*** shumë atij o lale”/ Zbardhen
Çelnik Hasa

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi kërkesën e Prokurorisë për caktimin masave të sigurisë për Safer Shukën OPGJ, detyrim paraqitje, Çelnik Toskën OPGJ, arrest shtëpie, Lulzim Hasa sekser arrest me burg, Lirian dhe Zenel Tragjini detyrim paraqitjeje.

Hetimi i SPAK zbuloi se dy oficerët kanë përfituar 100 mijë lekë të vjetra dhe një bagëti me qëllim lirimin e një kamioni të bllokuar që ishte i ngarkuar me dru.

“Ora News” ka zbardhur një pjesë shumë interesante të përgjigmeve të realizuara nga strukturat e SPAK-ut ndaj dy OPGJ-ve në hetim.

PJESË NGA DOSJA HETIMORE

Më datë 06.11.2022, ora 10:16:59, ka telefonuar numri +35568..... ku ka komunikuar me shtetasin Zenel Taragjini.

Me interes për hetimin është biseda që fillon nga ora 10:21:48 me përmbajtjen si më poshtë:

Folësi A +35568......... Folësi B +35569......

A: E?;

B:He;

A: Tha gjë Endri për mua?;

B: Jo..;

A: Pyete gjë njeri a e nxorre makinën?;

B: Ehë e ja..(nuk kuptohet)..e me kshu thashë.. T'rri të paguaj tani 5 milion lekë..;

A: Dhe gjashtë dhe shtatë se sja ndjen k.. shumë atij o lale, po punon për kët ditë..;

B: Një milion lekë.. një milion leka dhashë..;

A: Ehe;

B: Pesëqind prokurorit, pesëqind kshu.. naj mish kur ta bëj.. therrësh.. po prokurorin ku e tako ku e tako dot ai.

Ora News ka siguruar përgjimet e komunikimit të Zenel Taragjini dhe babait të tij, Lirian Taragjini ku bëhej fjalë për një shumë monetare dhe një makinë.

Zenel Taragjini: Ai nesër në mëngjes do atë, atë kafen që thamë, pesçen. Ashtu më thanë të gjithë mua, ta nxjerr unë, ta nxjerr unë por puna është se...

Liri Taragjini: E mirë, ai nuk ngopet është Ramadan Bici, ai nuk fryhet. Sa makina me dro do ai, do ti marrin, ti premtojnë, sa dhi do ai, sa kedha, sa djathë, më mirë fali makinën q* tëmën.

Zeneli: Ore do e nxjerr ajo se sbën, ça si jep atij o burrë, ça do ngatërrohemi me tjetër tani ne.

Liri Taragjini: Ore të vesh vetë me atë atje ku i dorëzon

Zeneli: Po do vete, si sdo vete, puna është se i do brenda orës 8 se do niset nesër

Liri Taragjini: A do thërriteni prap ju të dy atje?

Zenel Taragjini: Thërritemi pas këtij muhabeti, do nxjerret kjo, jepet urdhëri për të nxjerr këtë pastaj flasim dhe për atë.

Liri Taragjini deklaroi para Oficerit të Policisë Gjyqësore:

"Vëllai im kontaktoi Lulzim Hasën që të më ndihmonte, ditën që u bllokua makina në komisarist, unë zbrita nga fshati në Gramsh, dhe takova Hasën në lokalin e tij. Isha me vllain tim Bashkim Taragjini. Bëra muhanetin e makinls, më tha se do pimë kafe me ata të policisë. Pasi kam dhënë 100 mijë lekë të vjetra pasi i duheshin të pinte kafe me atë që do nxirrte makinën. Kam komunikuar me telefon por më thoshte që të pres".

Për bisedat me djalin e tij Zenelin, Liriani thotë se nuk i kujtohen, por më tej dëshmia e tij vijon duke shtuar se me Lulzim Hasën ka marrëdhënie miqësore.

"Hasa më ka premtuar se do nxjerr makinën e bllokuar dhe se i ka dhënë shumën 100 mijë lekë të vjetra. E kam takuar 2-3 herë, dhe më thoshte se sduhet të shqetësohem. Çelnik Toskën e njoh, vetë se kam takuar por e ka takuar djali im. Çelnik Toska ka bërë prpcesverbalin për prerjen e paligjshme të pyjeve. Sefer Shukën e kam njohur në vitin 2017 për shkak të një plagosje që më ka ndodhur, në atë kohë ka qenë shef krimesh në Elbasan, dhe më ka marrë deklaratën. E kam takuar për punën e makinës por më tha se nuk merrem me këtë gjë, ai e njihte prokurorin por më tha se nuk më ndihmonte dot".

Zenel Taragjini: Kam një procedim të hapur pasi jam ndaluar duke transportuar dru me makinën e babait tim. Atë ditë ishte bllokuar ehde një makinë tjetër në emër të babait. Bisedat për pagesën 1 mln lekë të vjetra për nxjerrjen e makinës, kanë qenë shaka mes shokësh. As unë as babai nuk e kemi paguar këtë shumë. Lulzimit ia kam dhënë 100 mijë lekë të vjetra në shenjë respekti për interesimin që do bënte për çështjen e makinës. Çelnik Toskën e njoh për shkak se është opgj që ka bërë procedimin ndaj meje. Takimet janë bërë në komisariat lidhur me interesimin tim për çështjen. Ka qenë edhe në terren për prerjen e pyjeve.


Video