Situata e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit: 21 vatra, 3 ende aktive

7 Gusht 2025, 12:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjatë 24 orëve të fundit 21 vatra zjarri, 3 ende aktive

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 21 vatra zjarri, nga të cilat 18 janë shuar, ndërsa 3 janë aktive në Vlorë, Berat dhe Fier.

Në Vlorë, zjarri po përhapet mbi malet e fshatit Dhivër, me 34 zjarrfikës, forca vullnetare dhe mbështetje ajrore në terren. Në Berat, pranë ish-Uzinës Mekanike në Poliçan, forcat po punojnë intensivisht për izolimin e flakëve. Në Fier, zjarri në fshatin Lofkënd përhapet për shkak të erës, ndërsa forcat po përpiqen ta ndalojnë.

Për shuarjen janë angazhuar 41 automjete zjarrfikëse dhe 314 forca, me mbështetje nga Forcat e Armatosura.

Sipas IGJEO, sot nuk priten reshje, ndërsa rreziku më i lartë i zjarreve është në Fier.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mbetet në gatishmëri për koordinimin e forcave dhe mbrojtjen e qytetarëve dhe pasurisë.

 


Video