Lefter Koka lë për 8 orë qelinë. Zbulohet arsyeja

7 Gusht 2025, 11:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lefter Koka gjate nje seance gjyqesore

Lefter Koka do të lërë sot përkohësisht për 8 orë qelinë.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve miratoi kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit për t’u larguar nga qelia deri në orën 17.00 të kësaj të enjte për shkak se nëna e tij është sëmurë.

Koka është shoqëruar nga forca të shumta policie dhe do të kthehet sërish në qelinë e paraburgimit në IEVP Durrës pas disa orësh.

Ish-ministri i Mjedisit mbahet në burg që prej dhjetorit të vitit 2021, për çështjen e inceneratorëve.


Video