Shtyhet seanca për Jurgis Çyrbjan dhe Ahmet Mashën

22 October 2024, 09:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shtyhet seanca për Jurgis Çyrbjan dhe Ahmet Mashën
Jurgis Çyrbja

Në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion është shtyrë seanca për Jurgis Çyrbjan dhe Ahmet Mashën,  të cilët u arrestuan mbrëmjen e 20 tetorit 2024 me urdhër të SPAK.

Kjo, pasi avokatët kërkuan kohë të njihen me aktet hetimore.

Në seancën e sotme, parashikohej të bëhej vlerësimi i masave të sigurisë "arrest me burg" vendosur ndaj ish deputetit Çyrbja dhe Ahmet Mashës, kunati i vëllait të tij,

Ish deputetit socialist akuzohet për tre vepra penale, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.

Jurgis Çyrbja, u ‘fundos’ pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin e koduar ‘Sky ECC’, ku u zbulua se informacionet sekrete shtetërore që Çyrbja, arrinte t'i siguronte përmes zyrtarëve, ende të paidentifikuar, duke shfrytëzuar pozitën e tij si deputet ua jepet grupeve kriminale, mes tyre Altin Hajrit.

Një nga rastet e evidentuara është dhe informimi i Altin Hajrit për lëvizjet e policisë pas vrasjes së Jan Prengës, ndërsa ky i fundit i siguroi vota në qarkun e Durrësit, ku Çyrbja ishte edhe në listën e sigurt për deputet në zgjedhjet parlamentare 2021.


Video