“Hiqe telefonin”/ Momenti i arrestimit të Metës, qytetari po filmonte aksionin, kur efektivi me maskë e ndjek dhe i ulëret (VIDEO e re)

21 October 2024, 22:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Hiqe telefonin”/ Momenti i arrestimit të Metës, qytetari
Momenti i arrestimit të Metës, qytetari po filmonte aksionin, kur efektivi me maskë e ndjek dhe i ulëret

Ilir Meta është arrestuar këtë të hënë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.

Ish-Presidenti dhe aktualisht kryetari i Partisë së Lirisë, u arrestua nga agjentët e BKH-së te Kthesa e Kamzës, teksa po shkonte për në selinë e PL, ku do të mbante një konferencë për mediat.

Më momentin e aksionit të arrestimit, disa makina i kanë bllokuar rrugën makinës që po udhëtonte Meta, dhe më pas disa efektivë civilë të veshur me maska, i kanë hapur derën dhe i kanë kërkuar që të zbresë.

Këtë moment e ka filmuar edhe një qytetar, i cili po udhëtonte në kahun e kundërt të rrugës.

Në momentin që po filmonte, një nga efektivët ka ecur mbrapsht me makinë, ndërsa i është drejtuar qytetarit me ton urdhërues, që të heqë telefonin.

 


Video