Cilët janë pesë shtetet që bashkëpunuan me SPAK për arrestimin e Ilir Metës

21 October 2024, 19:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Cilët janë pesë shtetet që bashkëpunuan me SPAK
Ilir Meta

SPAK ka dalë me njoftim zyrtar për arrestimin e Ilir Metës, ku bën me dije akuzat dhe veprat penale ndaj tij.

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Posaçme, Ilir Meta akuzohet për veprime korruptive në kontratën CEZ-DIA.

Sipas SPAK, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.

SPAK njofton se kanë qenë pesë shtete që kanë bashkëpunuar me SPAK për dosjen ndaj Ilir Metës. Këto shtete janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Austria, Italia, San Marino dhe Qipro.

“Hetimet vazhdojnë me administrimin e provave sa i përket implikimit të personave të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme kriminale.

Gjejmë rastin që të falenderojmë Drejtorinë e  Përgjithshme të Policisë së Shtetit si dhe autoritetet e zbatimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Austrisë, Italisë, San Marinos, Qipros për ndihmën dhe bashkëpunimin e treguar”, thuhej ndër të tjera në njoftimin e SPAK.

 

 


Video