SPAK ka vendosur masa sigurie edhe ndaj dy personave të tjerë përveç ish-Presidentit Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi.
Pirro Xhixhos i është vendosur arrest shtëpie në mungesë, ndërsa Ema Çoku u la në detyrim paraqitje.
Pirro Xhixho është babai i Erisa Xhixhos, zv/Presidentes së Partisë së Lirisë.
Sakaq, ka reaguar edhe deputetja Erisa Xhixho. Kjo e fundit e cilëson arrestimin e Metës si një akt që turpëron Shqipërinë, por nuk përmend masën që është dhënë ndaj babait të saj.
Reagimi i Erisa Xhixhos:
ARRESTIMI BANDITESK I ILIR METËS, AKT QË TURPËRON SHQIPËRINË
I turpshëm dhe banditesk akti terrorist i ideuar nga kryeministri Edi Rama dhe i ekzekutuar nga segmente okulte të Policisë së Shtetit ndaj ish-presidentit të Republikës dhe kreut të Partisë së Lirisë.
Një shfaqje e tillë në mes të rrugës dhe pengmarrje politike e ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të Kuvendit tregon qartë se shteti policor është fytyra e këtij regjimi dhe krimit të organizuar që qëndron pas tij.
Sot u dha provua e radhës se drejtësia është në duart e Edi Ramës, i cili e përdor si vegël për hakmarrje ndaj rivalëve politikë.
Partia e Lirisë nuk dekurajohet nga një atentat i tillë ndaj demokracisë, por do të rrisë forcën dhe vendosmërinë për përballjen me këtë regjim kriminal.