Çmendet 27-vjeçari i huaj në Tiranë, rrëmben taksinë dhe largohet drejt Elbasanit! Dje vodhi një makinë në një servis

21 October 2024, 15:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Çmendet 27-vjeçari i huaj në Tiranë, rrëmben
Foto ilustruese

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, me protagonist një 27-vjeçar të huaj.

Policia e kryeqytetit thotë se shtetasi i huaj me inicialet A.R ka marrë një taksi në Tiranë, dhe në momentin që shoferi ka zbritur për të marrë bagazhet, ai ka rrëmbyer automjetin dhe është larguar.

27-vjeçari është vënë në pranga në Elbasan, ndërsa sipas policisë, ditën e djeshme ai kishte vjedhur një makinë në një servil në Vorë.

Njoftimi i policisë:

Ditën e sotme, në autostradë, përballë një qendre tregtare, shtetasi i huaj A. R., 27 vjeç, ka marrë një taxi tip “Hyundai”, me drejtues shtetasin L. C. Në momentin kur shoferi i taksisë ka zbritur për të nxjerrë bagazhet, shtetasi A. R., ka marrë mjetin dhe është larguar.

Më pas është lokalizuar dhe ndaluar nga shërbimet e Policisë, në Elbasan.

27-vjeçari është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ky shtetas është shpallur në kërkim ditën e djeshme, më datë 20.10.2024, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet në një servis në rrugën Vorë-Marikaj.


Video