Kompania e fluturimeve ‘Wizz Air’ vijon me skandalet duke lënë në mes të katër rrugëve shqiptarët.
Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka denoncuar se kompania “Wizz Air” ka anuluar fluturimin nga Milano dhe nuk garanton asnjë datë kthimi.
Fluturimi që është anuluar, kompania nuk u kanë dhënë asnjë shpjegim pasagjerëve të cilët duhet të kalojnë një “kalvar” të gjatë vuajtjesh për t’u kthyer në Shqipëri.
Sipas Boçit, një shtet i ngordhur si i yni që nuk ka në konsideratë qytetarët, ndërsa kompania në fjalë dueht të jetë nën akuzë penale.
“WIZZAIR kompania me skandaloze dhe e papërgjegjshme, përsëri le në mes të katër rrugëve shqiptarët. Anullon fluturimin nga Milano dhe nuk garanton asnjë kthim, as për nesër e as për pasnesër.
Justifikimet e tyre janë banale dhe të përsëritura. Një shtet i ngordhur si i yni që nuk ka në konsideratë qytetarët, i del zot një kompanie të diskretituar.

Ky nuk është më turp e as gabim!
Gabimi kur përsëritet është faj.
Është pak të thuash që kjo kompani skanadaloze duhet të jetë nën akuzë penale!!!!!”, shkruan Boçi teksa poston foton me poshtë.
Reagimi i kompanisë "Wizz Air":
Wizz Air konfirmon se për shkak të një dështimi të pajisjeve të Kontrollit të Trafikut Ajror (ATC) në zonën e Milanos më 20 tetor, Wizz Air, së bashku me disa linja të tjera ajrore, përjetoi vonesa të mëdha dhe u detyrua të anulonte fluturimin nga Milano Malpensa për në Tiranë.
Wizz Air gjithmonë bën gjithçka të mundshme për të minimizuar vonesat/anullimet. Është e rëndësishme të theksohet se, pavarësisht përmasave të dështimit të ATC-së, Wizz Air arriti të kufizojë pakënaqësitë, ndërkohë që linjat e tjera u përballën me dhjetëra anulime.
Ne e kuptojmë shqetësimin që kjo situatë mund të ketë shkaktuar për pasagjerët, veçanërisht ata me plane të rëndësishme.
Agjentët tanë në terren ofruan ndihmë dhe akomodim në hotel në Milano, sipas nevojës. Si gjithmonë, në rast të anulimit, klientëve të Wizz Air u ofrohet mundësi për rimbursim të plotë, qoftë në formën origjinale të pagesës, në kredite WIZZ, ose mundësi për fluturime alternative.
Wizz Air gjithashtu dëshiron të theksojë zgjerimin e operacioneve tona në Tiranë, ku kemi operuar 45% më shumë fluturime që nga fillimi i vitit 2024 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Shkalla jonë e finalizimit të suksesshëm për këto fluturime ka qenë e shkëlqyer, në 99.4%, një nga më të mirat në industri. Jemi krenarë për këtë performancë të fortë dhe mbetemi të përkushtuar për të ofruar shërbim të besueshëm për të gjithë pasagjerët tanë.