SHQIPTARI kapet me 1 milion EURO kokainë në makinë! (PAMJET e operacionit)

30 Korrik 2024, 09:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Policia italiane ka sekuestruar rreth 11 kilogramë kokaine në makinën e një shtetasi shqiptar.

Operacioni i Guardia Di Financa u zhvillua në zonën e Napolit, në autostradën Santa Maria Capua Vetere.

Nga këqyrja e automjetit të dyshuar u zbuluan 10 pako droge për një total prej 11.793 kg, të fshehura në ndarje në pjesën e pasme të bagazhit dhe në kroskotin qendrore të automjetit.

Korrieri, i kapur në flagrancë për kryerjen e një krimi, u arrestua për trafik droge dhe u dërgua me burgun Napoli – Poggioreale.

Lënda narkotike, nëse do të hidhej në treg, do t’u kishte sjellë organizatave kriminale një fitim të paligjshëm prej mbi një milion euro.


Video