Tronditet Velipoja, hidhet lëndë plasëse në tarracën lokalit të 35-vjeçarit

30 Korrik 2024, 08:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një incident është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në Velipojë.

Në lokalin në pronësi të një 35-vjeçary, Andis Danaj, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse, dhe për pasojë raportohet vetëm për dëme materiale. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:45 në fshatin “Rrjoll” të Velipojës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.


Video