Sërish protestë në Thumanë-Kashar, banorët bllokojnë autostradën e re, përplasen me policinë

29 Korrik 2024, 19:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Protesta në Thumanë-Kashar

Banorët e Krujës e Fushë Krujës kanë dalë sot sërish në protestë duke bllokuar aksin Thumanë-Kashar.

Protestuesit përveçse kanë bllokuar qarkullimin për automjetet janë përplasur edhe me efektivët e policisë prezentë në tubim.

“I bëjmë thirrje shtetit të na hapë rrugën dhe ta paguajmë. Neve na është hequr buka e gojës. Nëse këta duan që të na heqin këtë mënyrë dhe të merremi me drogë… ne nuk jemi për këtë punë. Kemi vetëm një kërkesë, të na hapet rruga dhe ta paguajmë”, u shpreh një prej protestuesve.

Mësohet gjithashtu se autoritetet kanë përdorur spraj djegës ndaj protestuesve, ndërsa është vendosur edhe një tel me gjemba për të ndaluar bllokimin e aksit.

Edhe pse përleshjet me efektivët e policisë nuk janë ndalur, këta të fundit kanë arritur të sigurojnë qarkullimin e një pjese të automjeteve.

Megjithatë kjo nuk ka ndaluar protestuesit, të cilët me pankarta në duar kanë vijuar marshimin e tyre përgjatë aksit, ndërsa kanë bërë edhe thirrje për sigurimin e aksesit të tyre në rrugë.

Banorët pretendojnë se me aksin e ri Thumanë-Kashar ata po falimentojnë, pasi për ta ky aks nuk do të ketë hyrje dhe dalje, pra u privohet lëvizja e lirë. Një protestë e tillë u mbajt edhe në datën 24 korrik, ku banorët patën dhe përplasje me policinë.


Video