Ahmetaj: Prokurori i SPAK i ktheu telefonin biznesmenit të BUKA sh.a sepse pa tmerre (EMRI)

29 Korrik 2024, 23:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arben Ahmetaj

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka komentuar edhe hetimet e SPAK për dosjen “Buka”.

Gjatë intervistës në Syri tv, Ahmetaj ka deklaruar se Prokurori i SPAK i ktheu telefonin biznesmenit të BUKA sh.a se pa tmerre.

Sipas tij, gjithçka është me urdhër politik nga Edi Rama për të shtuar veprat penale ndaj Ahmetajt.

"Prokurori i SPAK i ktheu telefonin biznesmenit të BUKA sh.a se pa tmerre. Si ka mundësi që prokurori thotë që nuk ka asnjë përgjegjësi. Si ka mundësi që prokurori i çështjes Buka SHA nuk mori kontabilist dhe të bënte verifikime. E gjithë është bërë e qëllimshme dhe e orientuar. E gjitha është bërë vetëm për të më ngarkuar mua. Më fusin mua pastrim parash me qëllim që të më ngarkojnë në hetime”, tha Ahmetaj.

Biznesmeni i dosjes BUKA është Lirim Fejzollari.

 

 


Video