Ermal Nufi “kundër” Pirro Vengut - Anulon tenderin 7.6 milionë e...
15 Prill, 20:46Fokus
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për një ish oficer policie.
Mësohet se GJKKO, ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në shtëpi” ndaj ish-oficerit të policisë gjyqësore Ledio Ferzaj 46 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.
Nga hetimet disa mujore nën drejtimin e SPAK, u arrit të dokumentohej përfshirja e ish-oficerit të DVP Berat në veprime korruptive, i cili në këmbim të një vlere monetare, tentoi të mbyllte një çështje penale në ngarkim të një qytetari.