46-vjeçari Admir Zogaj ishte objektivi i shpërthimit me lëndë plasëse dje në Lezhë, ngjarje që u regjistrua jashtë një lokali.
Policia bën me dije se në drejtim të Zogaj u hodh një ndezës granate, nga shpërthimi i së cilës fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.
Menjëherë pas ngjarjes, Zogaj u largua pa njoftuar policinë, por u vu në pranga ditën e sotme.
Autori është identifikuar si Sokol Pepushi, i cili është shpallur në kërkim.
Është e paqartë lidhja mes dy personave dhe arsyet e këtij sulmi ndaj Zogaj.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Vrasja me dashje", e mbetur në tentativë dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit", në ngarkim të Pepushit si dhe "Moskallëzimi i krimit", në ngarkim të Zogaj.