Një shpërthim me tritol ka ndodhur gjatë natës në një biznesin në pronësi të shtetasit G. S.
Blutë bëjnë me dije se lënde plasëse ishte e vendosur pranë derës së biznesit dhe si pasojë janë shkaktuar vetëmvetë dëme materiale.
Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Kuçovë/Informacion paraprak. Gjatë natës, në lagjen Postobllok, Kuçovë, në biznesin në pronësi të shtetasit G. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës së biznesit. Si pasojë janë shkaktuar vetëmvetë dëme materiale.
Nuk ka persona të lënduar.
Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.