Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të marte në Lezhë, ku një furgon me pasagjerë ka përfunduar në përroin e Manatisë.
Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënfuar. Shkaku i aksidentit ka qenë për shkak se drejtuesi i automjetit ka harruar të vendosë furgonin në frena, i cili me pas ka rreshqitur duke rënë në uje.
Ngjarja është regjistruar pranë tregut të Lezhës. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje, ndërsa po punohet për nxjerrjen e mjetit nga uji.
Furgoni ka rënë në momentin që është parkuar në afersi të tregut ku ndodhet edhe një parking i vogël ku qëndrojnë mjetet e transportit publik.