"Shmangni tubimet"/ Ambasa amerikane reagon për protestën e thirrur sot nga opozita para Kuvendit

13 February 2023, 15:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Shmangni tubimet"/ Ambasa amerikane reagon për protestën e
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ka reaguar në lidhje me protestën e thirrur pasditen e sotme nga opozita në orën 17:00 rreth Kuvendit, gjatë kohës që do të zhvillohet seanca plenare.

Ajo u bën thirrje qytetarëve amerikanë që të shmangin tubimet, pasi situata mund të ndryshojë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme dhe ka vendosur kontaktet për ndihmë në rast incidenti.

Njoftimi plotë:

Vendndodhja:  Bulevardi Dëshmorët e Kombit –  Përballë Kuvendit

Rrugë të bllokuara:  Rruga George Ë. Bush, Bulevardi Zhanh D’Ark dhe pjesë të mundshme të rrugës së Elbasanit

Data/Ora:  E hënë, 13 shkurt 2023, duke filluar nga ora 17:00

Ngjarja: Është planifikuar të zhvillohet një protestë para godinës së Kuvendit. Kjo protestë ka potencialin të përhapet në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve. Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, situatat mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.

Ndihma:

Ambasada e SHBA-së Tiranë, Shqipëri +(355) (0)4224-7285, +(355) (0)4224-7285 (pas orarit)

[email protected]

https://al.usembassy.gov/us-citizen-services /

Departamenti i Shtetit –  Çështjet Konsullore

+1 888-407-4747 ose +1 202-501-4444


Video