Të shtëna në Laç, i plagosur mbetet një nxënës i gjimnazit

13 February 2023, 12:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Të shtëna në Laç, i plagosur mbetet një

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar sot në qytetin e Laçit. Sipas informacioneve të para të shtënat janë raportuar në gjimnazin e qytetit.

Nga ngjarja raportohet se ka mbetur i plagosur një person i paidentifikuar, ndërsa nuk dihen rrethanat. Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur që të bëjnë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 12:20, në lagjen nr.4 në Laç, jashtë rrethimit  të gjimnazit, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi i mitur L. Rr. 15 vjeç, nxënës në gjimnaz, banues në Kurbin, i cili është transportuar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë me marrjen e njoftimit, shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore, kanë identifikuar autorin e dyshuar shtetasin A.Gj. 17 vjeç, gjithashtu nxënës i gjimnazit.

Shërbimet e Policisë po vijojnë  kontrollet me qëllim lokalizimin e kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e prokurorit, njëkohësisht vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.- thuhet në njoftimin e policisë.. 

 


Video