Shkrumbohen nga flakët dy banesa në Gramsh, dyshohet nga një shkëndijë elektrike

9 August 2022, 07:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shkrumbohen nga flakët dy banesa në Gramsh, dyshohet nga një

Shkrumbohen nga flakët dy banesa në fshatin Kabash në qendrën administrative Poroçan, Gramsh.

Zjarri ka rënë rreth orës 3 të mëngjesit dhe dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e zjarrfikësve, por era e fortë ka favorizuar flakët duke bërë që shtëpitë të shkrumbohen.

Mësohet se banesa është në pronësi të Rexhep e Çlirim Licit, të cilët bëjnë apel për ndihmë ndërsa 8 anëtarëte familjes së tyre tashmë kanë mbetur në qiell të hapur.

Për fat të mirë nuk ka pasur lëndime në persona.


Video