Shi dhe stuhi ere, temperaturat mbeten të larta

21 October 2023, 08:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shi dhe stuhi ere, temperaturat mbeten të larta

Shqipëria do të mbizoterohet nga masa ajrore të paqëndrueshme duke bërë që vranësirat të jenë prezente në të gjithë territorin e vëndit ku herë pas here pritet zhvillim i tyre duke gjeneruar shira të përkohëshëm.

Më të dukshme shirat paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore duke sjellë edhe rrebeshe.

Parashikohet që edhe pasditja të mbetet në ndikimin e vranesirave të shpeshta dhe shirave afat-shkurtër. Po ashtu, prezente do të jenë gjithashtu, stuhitë e forta të erës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në mëngjes por mesdita do të sjëllë rënie të ndjeshme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 28°C.

Era do të mbetetproblematike me shpejtësi deri në 80 km/h nga drejtimi sërisht Jugor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 7 – 8 ballë.

 


Video