Qindra qytetarë shqiptarë morën pjesë sot në një protestë të organizuar në sheshin “Skënderbej” për të shprehur mbështetjen ndaj Palestinës.
Ata u shfaqën me flamuj shqiptarë dhe flamurin palestinez teksa hodhën parrulla kundër bombardimit të Gazës. Në disa parrulla gjithashtu lexoheshin mesazhet “Palesina e lirë” dhe “Zgjidhje dy shtetërore”.
Kjo e fundit është një propozim ndërkombëtar që konflikti Izrael-Palestinë të zgjidhet duke garantuar një shtet për secilin.
Në protestë ka qenë i pranishëm edhe aktivisti Marlind Laçi, i cili është treguar pak më tepër i guximshëm në shprehjen e mbështetjes së tij për Palestinën.
Në rrjetet sociale teksa ka shpërndarë foto nga protesta, ai shkruan “From the river to the sea”. Ky është një varg i këngës që përkthehet “Nga lumi në det”.
Shprehja konsiderohet anti-semite, pasi është përdorur gjerësisht në kontekstin që aty duhet të ekzistojë vetëm shteti i Palestinës nga lumi (Jordan) deri në detin (Mesdhe).
Shprehja është adoptuar për herë të parë nga Organizata për Çlirimin e Palestinës pak pas themelimit në 1964-ën dhe përdoret sot si nga Hamas po edhe nga liderat arabë e deri te protestat e ndryshme anembanë botës.

Postimi i tij ka provokuar jo pak komente:
