Sherr me thika në Gjirokastër, plagoset 21-vjeçari

8 Nëntor 2024, 21:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Një i ri 21-vjeçar me inicialet L.H. ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Urgjencën e Spitalit Rajonal Gjirokastër pasi u plagos me thikë gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta.

Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar është një 29-vjeçar nga Fieri, i identifikuar si shtetasi L. Dh. Ngjarja ka nodhur në lagjen “Kodra e Shtufit” në Gjirokastër.

Pas marrjes së ndihmës paraprake, i plagosuri është dërguar për trajtim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe po vijon kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar.

Video