Sherr dhe plagosje me thikë në Shkodër (Emrat)

31 July 2025, 19:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sherr dhe plagosje me thikë në Shkodër (Emrat)

Zbardhen identitetet e të plagosurit dhe autorit në Shkodër. I plagosur ka mbetur shtetasi Brigel Bizi, i cili ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.

Autori i dyshuar, Bledar Bylybashi është shoqëruar në komisariat. Sherri dyshohet se ka nisur për motive të dobëta dhe ka përfunduar me përdorjen e thikës.

Njoftimi:

Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u bë kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme i shtetasit B. B., 28 vjeç, autori i dyshuar të ngjarjes.

Shtetasi B. B., 42 vjeç, ndodhet në kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Video