Vrasja e Kozeta Teços/ Gjykata e Korçës cakton arrest në BURG për 31-vjeçarin!

31 July 2025, 14:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasja e Kozeta Teços/ Gjykata e Korçës cakton arrest në
Ilirjan Selmani/ Kozeta Teço

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë "arrest në burg", për 31-vjeçarin, Ilirjan Selmani.

I riu akuzohet për vrasjen me thikë të 52-vjeçares, Kozeta Teço dhe më pas djegien e banesës së saj në Pogradec. 

Ngjarja e ndodhur në lagjen nr. 1, Pogradec, fillimisht u raportua si aksidentale pasi u dyshua se 52-vjeçarja kishte humbur jetën nga asfiksia gjatë djegies së banesës së saj.

Më pas gjatë veprimeve hetimore dhe këqyrjes së trupit të pajetë, janë krijuar dyshime se shkaku i humbjes së jetës së 52-vjeçares nuk ishte asfiksia, sepse në trupin e saj konstatuan dëmtime të shkaktuara me thikë.

Nga pamjet filmike të kamerave të sigurisë në zonë, u bë i mundur identifikimi i autorit, i cili dyshohet se ka patur lidhje intime me 52-vjeçaren, prej 3 vitesh.

Pasi ka vrarë 52-vjeçaren dhe i ka vënë flakën shtëpisë, Selmani dyshohet është larguar nga banesa, rreth orës 05:00.

Ai akuzohet për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.


Video