“Ne nuk jemi përfshirë”, Altin Dumani kundër Kodit të Ri Penal!

31 Korrik 2025, 11:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Altin Dumani

Kreu i SPAK, Altin Dumani është pyetur në takimin me gazetarët për draftin e Kodit të ri Penale.

Dumani është shprehur se do të mbajnë qëndrimin e tyre, në momentin që do të njihen me draftin.

Ai bëri me dije se SPAK nuk ka qenë pjesë e hartimit të tij.

Kryeprokurori i Posaçëm ka thënë po ashtu se duhen disa ndryshime te Kodi aktual, sipas tij për disa vepra penale ku parashikohen dënime të rënda. 

“Unë mendoj që debati që duhet të ishte bërë a është i nevojshëm për miratim një kod i ri, apo ka nevojë për përmirësime te kodi aktual. Mendoj qe duhen disa ndryshime te kodi aktual, për shembull për disa vepra ku parashikohen dënime të rënda. Nuk mund zë jetë i njëjti dënim si për atë që kapet me kokaine, me hashash apo drogra sintetike. Për mendimin tim, për ata që kapen me drogra sintetike, dënimi duhet të ishte më i rëndë. Kjo më vjen ndër mend si shembull. Ka një draft, ne nuk jemi përfshirë. Në momentin qe do të na sjellin një draft, do kemi një qëndrim. Kam ndjekur qëndrimin e prokurorit të përgjithshëm. Ne nuk jemi përfshirë në grup pune, nuk mund të themi nëse na kanë lënë jashtë. Ne nuk jemi përfshirë”, tha ai.


Video