Ndodh në Lezhë/ Fëmija 2-vjeçar rrëzohet në një kënd lojërash, transportohet me urgjencë drejt Spitalit të Traumës!

31 July 2025, 10:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ndodh në Lezhë/ Fëmija 2-vjeçar rrëzohet në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një kompleks pushimi në Shëngjin, ku një fëmijë është rrezuar nga këndi i lojërave.

Policia sqaron se referuar deklarimeve të familjarëve, fëmija është rrëzuar në një kënd lojërash, në ambientet e një kompleksi pushimi, në Shëngjin.

I mituri është transportuar me urgjence drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 30.07.2025, rreth orës 22:00, në spitalin e Lezhës, është dërguar nga familjarët, për mjekim, një fëmijë 2 vjeç.

Sipas deklarimeve të familjarëve, fëmija është rrëzuar në një kënd lojërash, në ambientet e një kompleksi pushimi, në Shëngjin. 2-vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe autoritetet po punojne për verifikimin e rrethanave të rastit.


Video