Sërish në zjarr fusha e mbetjeve, dyshohet i qëllimshëm: Re të mëdha tymi mbulojnë Vlorën në kulmin e sezonit

7 Gusht 2025, 16:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Re të mëdha tymi mbulojnë Vlorën

Fusha e grumbullimit të mbetjeve në Vlorë është përfshirë sërish nga zjarri.

Një vatër masive ka shpërthyer mesditën e kësaj të enjteje.

Burime në vendin e ngjarjes thanë se flakët kanë djegur edhe një nga eskavatorët që punonte në fushën e mbetjeve.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar disa zjarrfikëse të qytetit.

Një re tymi i zi ka mbuluar qytetin e Vlorës në kulmin e sezonit turistik.

Nuk dihen shkaqet e zjarrit, por ky është një rast i përsëritur i zjarreve në fushën e mbetjeve në Vlorë, dyshohet se është i qëllimshëm.

Rasti më i fundit ishte në qershor, që çoi në shkarkimin e një sërë zyrtarëve vendorë.

 


Video