Gjyqtarja Etleva Deda ka caktuar datën 29 shtator, ora 12:00, për zhvillimin e seancës paraprake ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe të pandehurve të tjerë në dosjen e SPAK.
Veliaj do të përballet fillimisht me 5 vepra penale në gjykatë, ndërsa ndaj tij janë ngritur gjithsej 12 akuza.
SPAK ka ngritur një sërë akuzash të rënda ndaj kryebashkiakut të Tiranës: 9 raste korrupsioni të zyrtarëve të lartë, të kryera në bashkëpunim; Pastrim parash përmes kompanive private dhe OJF-ve të lidhura me bashkëshorten;
Deklarim i rremë i pasurisë; Fshehje të ardhurash; Shpërdorim detyre; Futje e sendeve të paligjshme në ambientet e vuajtjes së dënimit; Ndryshim i planit të detajuar vendor dhe dhënie e një leje ndërtimi për objekt shumëkatësh, ku bashkëshortja kishte interesa financiare, duke dëmtuar interesat e shtetit.