Personi që shihni në foto është Gëzim Lazri, efektivi i policisë në Mirditë i cili ndërroi jetë në saj të një aksidenti tragjik ditën e sotme te Rruga e Kombit.
Policia ka zbardhur detaje të reja nga përplasja e dy mjeteve në Rrugën e Kombit që shkaktoi vdekjen e efektivit të policisë në Mirditë Gëzim Lazri.

Nga sa bëhet e ditur, ka qenë një manovër e gabuar e një mjeti tip ‘Chevrolet’ që drejtohej nga një malazez me iniciale M.F.
Pamje nga aksidenti tragjik:
Si pasojë ka ndërruar jetë polici ndërsa shoferi malazez është plagosur dhe ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 07:20, në aksin rrugor Rrëshen-Rrubik, automjeti tip "Chevrolet" me drejtues shtetasin malazez M. F., është përplasur me automjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin G. L. 56 vjeç, (efektiv policie pranë Komisariatit të Policisë Mirditë i cili sapo kishte lënë shërbimin dhe po kthehej në banesë).
Si pasojë e këtij aksidenti, ka humbur jetën punonjësi i policisë shtetasi G. L.
Ndërsa drejtuesi i automjetit tjetër shtetasi M.F., ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.
Paraprakisht, dyshohet se shkaku i aksidentit rrugor ka qenë parakalimi i gabuar në shkelje të rregullave të qarkullimit i automjetit tip "Chevrolet" që drejtohej nga shtetasi M.F.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe nën drejtimin e Prokurorit, vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.