Dikur 'Spiderman’ i policisë, sot shofer kamioni në Europë, rrëfehet Krenar Ahmetaj

15 Shtator 2023, 22:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dafina Hysa, Krenar Ahmetaj dhe Igli Celmeta

Ka disa vite tashmë që nuk ka protagonizëm në jetën publike, por deri në vitin 2013, Krenar Ahmetaj, pjesë e strukturave më të larta të Policisë së Shtetit, bënte shumë të flitej për të. Ai ka qenë sot i ftuar në “Breaking” në Top News në një debat Sadedin Fishta dhe gazetarin Igli Çelmeta, ku kanë folur për situatën kriminale në vend.

Në fund të emisionit, i pyetur nga moderatorja Dafina Hysa, Ahmetaj ka rrëfyer jetën e tij të re. Ai tha se jep mësim jashtë Shqipërisë, si dhe në Shqipëri, ndërsa ka zbuluar për herë të parë që punon në Europë edhe si shofer kamioni i tonazheve të rënda në Europë.

Gazetari Çelmeta pasi dëgjoi këtë fakt, tha që është e turpshme që njerëz si Ahmetaj janë jashtë uniformave blu dhe që detyrohen të punojnë në punë jashtë profesionit.

 


Video