“Arian Çani një antishqiptar, shan kombin që e pasuron çdo ditë”

15 Shtator 2023, 17:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arian Çani

Gazetari Bledi Mane ka folur sot në një intervistë televizive në lidhje me procesin gjyqësor për blerje votash ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Hiarës, Fredi Bleri.

Mane u ndal dhe te mbrojtja që Arian Çani i bëri rastit të Belerit mbrëmjen e djeshme.

Mane tha se Çani është një person i cili pasurohet çdo ditë në Shqipëri, por e shan atë në çdo dalje të tij publike.

Ai shtoi se nëse një gazetar grek do të fliste keq për kombin e vetë, ai nuk do të mund të dilte më kurrë në televizionet greke.

“Janë disa çështje që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare, unë dje zotëri kam mbetur i shokuar nga një tjetër Beler i medias shqiptare që quhet Arian Çani. Antishqiptari më i thekur i medias shqiptare, njeriu që pasurohet çdo ditë në Shqipëri dhe shan Shqipërinë. Arian Çani është njeriu që i hapen dyert, dritare, shpartallon nacionalizmin, shan kombin, shan popullatën dhe një tjetër Beler i lihen këto hapësira. Belerit ia treguam vendin. Me kushtetutë asnjë vend nuk të lë të sulmosh atdheun tënd. Imagjino të ishte një korrespondent i juaji në Athinë, të dilte te Sky ose te ERT dhe të shante Greqinë çdo natë. Ça do të ndodhte? Ku do të ishte sot ai gazetar?”, tha Mane.

 

 


Video