Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja e ndodhur në Gramsh, ku dy shtetasit rusë dhe gruaja ukrainase tentuan të hyjnë në Uzinën e Përpunimit të Armëve.
Burime bëjnë me dije se gjatë dy ditëve të mëparshme shtetasit rusë kanë bërë fotografime të uzinës nga larg.
Sipas tyre, rusët kanë bërë vëzhgim të imtësishëm më parë dhe ditën e sotme kanë tentuar të futen brenda.
Edhe pse kanë ardhur rrotull një uzine armatimi, Shërbimi Informativ Shtetëror ka qenë i përgjumur.
Agjentët e këtij institucioni vijojnë të merren me thashetheme kafenesh, ndërsa duhet të jenë në terren për të ndjekur persona të dyshimtë që rrezikojnë sigurinë e vendit.
SHISH prej kohësh është kthyer në një institucion parazitar, ndërsa tashmë nuk ka as drejtues pasi kreu i institucionit ka ikur për specializim në SHBA.
Pritet që së shpejti kryeministri Rama të propozojë një emër tjetër te Presidenti Begaj për të drejtuar Shërbimin Informativ.