Perlat e Monika Kryemadhi, mbi 2 milionë lek vathë…mendon gjithë kohës për shqiptarët e varfër

20 August 2022, 14:17Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Perlat e Monika Kryemadhi, mbi 2 milionë lek vathë…mendon

Jo vetëm shapkat gjysmë milioni e syzet 1.5 mln lek, Monika Kryemadhi kujdeset që çdo aksesor që vendos në trup ta ketë të cilësisë së lartë dhe për më tepër t’ua tregojë ato shqiptarëve teksa u qan hallet.

Këtë herë janë vadhët e ish-kryetares së ish-LSI-së. Nuk bëhet fjalë për aksesorë dosido, por për perla “Tiffany” 1900 dollarëshe, ose mbi 2 milionë lek.

Perlat, sipas përshkrimit që kompania bën në faqen zyrtare janë me ar të bardhë 18 karatsh dhe diamant brilant deri në 8 milimetër.

Me këto perla, Monika Kryemadhi është shfaqur shpesh në publik, në konferenca për shtyp, takime elektorale, takime me bazën e partisë, qytetarët e deri edhe në foto me Ilir Metën.

Në të gjitha rastet me 2 mln lek perla të varura në vesh, gjysmë milioni shapka të veshura në këmbë e syze 1.5 milionëshe, ajo ka denoncuar korrupsionin dhe u ka qarë hallet shqiptarëve që s’po mbyllin dot muajin sepse nuk u del rroga, pensioni, apo asistenca sociale që përfitojnë nga shteti.

Këto janë perlat fizike që Monika Kryemadhi mban në veshët e saj, ndërsa veshëve të shqiptarëve u servir perla oratorike falas, pa kosto për të, si në shkurt të 2020, kur tha se 500 mijë të rinj gramshiotë (!) punojnë në Mongoli (!) për 500 dollarë në muaj.

...e përbashkëta e të dyja perlave është që të dyja paguhen nga shqiptarët.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.



Video