Refuzohet ekstradimi i palestinezit që akuzohet për vrasjen e vajzës në Tiranë

13 Prill 2026, 11:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Gjykata e Tiranës ka shpallur zyrtarisht si të arratisur palestinezin 49-vjeçarin, Fadi Alwan, i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij, Rayyan Alwai, 22 vjeç, ngjarje e ndodhur në shkurt 2025 në kryeqytet.

Vendimi i gjykatës u mor pas refuzimit të drejtësisë së Libanit për të ekstraduar në Shqipëri, autorin e dyshuar, i cili u arrestua në Liban më  23 prill 2025.

Përmes një shkrese yë datës 18.09.2025, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka informuar se republika e Libanit la refuzuar ekstradimin në Shqipëri në 49-vjeçarit Alwai.

Pas ngjarjes, drejtësia shqiptare caktoi masën e sigurisë "arrest në burg" për palestinezin për "vrasjes për shkak të rrethanave familjare", masë që nuk mund të ekzekutohet dhe për këtë shkak gjykata deklaroi ikjen e tij.

22-vjeçarja, Rayyan Alwai u gjet e vdekur në një apartament me qira ditore në Tiranë.

Nga verifikimet rezultoi se ajo ishte futur në Shqipëri nga Rinasi më 19 shkurt bashkë me të atin, ndërsa ky i fundit ishte larguar pa të, më 22 shkurt 2025.


Video