Ra nga ballkoni, humb jetën fëmija 2 vjeç në Vlorë

12 Prill 2026, 19:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në qytetin e Vlorës, ku një fëmijë 2 vjeç ka rënë nga ballkoni i shtëpisë së tij.

Fatkeqësisht fëmija nuk ka mundur dot t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

“Sot, rreth orës 18:20, në lagjen ‘Pavarësia 3’, një fëmijë 2 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i banesës në pallatin ku banonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend.

Nga të dhënat paraprake rezulton se fëmija ndodhej në banesë së bashku me nënën e tij, shtetasen K. H.”, njoftoi policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Video