Vdekja e 2-vjeçarit në Vlorë, policia jep detaje: I mituri ndodhej në banesë me nënën e tij

12 Prill 2026, 20:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Vlorës ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë që ndodhi pasditen e së dielës në Vlorë, ku një fëmijë 2-vjeçar ra nga ballkoni i shtëpisë së tij dhe humbi jetën.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Pavarësia”.

Sipas policisë, i mituri gjendej në shtëpi me nënën e tij kur ka ndodhur incidenti tragjik.

“Sot, rreth orës 18:20, në lagjen “Pavarësia 3”, një fëmijë 2 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i banesës në pallatin ku banonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend.

Nga të dhënat paraprake rezulton se fëmija ndodhej në banesë së bashku me nënën e tij, shtetasen K. H.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.


Video