Putin me kërcënim serioz: Raketat e reja ruse do godasin qendrat e vendimmarrësve në Kiev

28 Nëntor 2024, 16:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Presidenti rus Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka kërcënuar se vendi i tij do të qëllojë me raketat e reja hipersonike objektivat “e vendimmarësve” në kryeqytetin ukrainas Kiev.

Në një konferencë për mediat, Putin lavdëroi raketat “Oreshnik” duke thënë se janë më të avancuarat dhe nuk kanë të ngjashme në Perëndim. Një raketë e tillë raportohet se u testua pak ditë më parë në qytetin Dnipro të Ukrainës.

“Shtabi i Përgjithshëm rus dhe Ministria e Mbrojtjes janë aktualisht duke përzgjedhur objektivat në Ukrainë për raketën “Oreshnik”. Sistemet hipersonike të Rusisë nuk kanë ekuivalente globale. Armët shtesë, duke përfshirë sisteme të reja raketore, mund të zhvillohen në të ardhmen e afërt”, tha ai.

Putin gjithashtu iu referua qeverisë së Ukrainës si "jolegjitime" dhe "uzurpatore".

Më herët, ish-ministri rus i Mbrojtjes Shoigu deklaroi në samitin e CSTO-së se sipas doktrinës së përditësuar bërthamore të Rusisë, "ombrella e saj bërthamore" shtrihet kryesisht në shtetet anëtare të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive.

Video