Pushuesi hidhet me kokë te Syri i Kaltër në Sarandë, pëson dëmtime të rënda (EMRI)

13 Gusht 2024, 20:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Syri i Kaltër, Sarandë

Një pushues ka mbetur i plagosur pasi është hedhur me kokë në vendburimin e Syrit të Kaltër, në Sarandë.

28- vjeçari Ardit Dauti, nga Tirana ndodhej me pushime në Sarandë, kur vendosi të vizitonte atraksionin turistik, ku edhe mbeti i plagosur.

Ndonëse në Syrin e Kaltër është e ndaluar tashmë hedhja e pushuesve, të shumtë janë ata që e shpërfillin vendimin e autoriteteve vendase.

28-vjeçari mbeti i plagosur në kokë dhe u dërgua për trajtim në spitalin e Sarandës. Më pas, mësohet se ai u nis me helikopter drejt Tiranës, për mjekim të specializuar.

Gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Video