Bllokohet sërish aksi Thumanë- Kashar, banorët përplasen me forcat e policisë

13 August 2024, 18:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bllokohet sërish aksi Thumanë- Kashar, banorët përplasen me
Protesta në Thumanë-Kashar

Sërish protestë në aksin Thumanë-Kashar. Banorët e Krujës dhe Fushë Krujës po protestojnë edhe sot pasi rruga e re nuk është e aksesueshme prej tyre, ndaj kërkojnë hyrje dhe dalje të re për shtëpitë dhe bizneset e tyre.

Kërkesa thelbësore e qytetarëve ëshë hapja e një rruge dytësore.

“Na hapni rrugë dytësore, po na dëmtoni fëmijët. Nuk kemi mundësi të hapim dyert e shtëpisë nga pluhuri i kamionëve që kalojnë”, ka thënë një protestues.

Qytetarët mes brohoritjeve janë përplasur me forcat e policisë për të hapur rrugën.

Në këtë protestë i pranishëm është edhe Adriatik Lapaj, kreu i Lëvizjes ‘Shqipëria bëhet’.



Video